Çdo ditë e më shumë Heidi dhe Romeo po shkojne drejt një lidhje dashurie me njëri tjetrin.
Kjo pasi dyshja shihen gjithmone e më shumë bashkë. Kjo ka shtuar jo pak xhelozi te banorët e tjerë që e kanë pasur në fokus çiftin.
Po ajo që ka rënë në sy ka qenë qëndrimi i Donaldit ndaj këtij raporti. Ky i fundit i cili menaxhon faqen e Instagramit të vëllait të tij nuk poston asnjë moment kur ata shfaqen bashkë në rrjetet sociale, ndërsa në asnjë moment nuk kanë munguar postimet me Elvisin, banorin me të cilin Romeo duket se ka krijuar një raport mjaft të mirë miqësor.
Nuk dihet nëse ai është kundër këtij raporti, apo po i lë kohë dyshes të konsolidojnë marrëdhënien e tyre.