Eleminimi i Olsi Bylykut mbrëmjen e djeshme ishte i papritur për vet banorin, gjithë banorët e tjerë e madje dhe për vet publikun, sipas komenteve në rrjet.
Ndonëse qëndrimi i tij ishte mjaft u shkurtër dhe loja tepër e qetë dhe pasive, sërish aktori dhe këngëtari kishte shumë fansa jashtë shtëpisë që e mbështesnin dhe pikërisht ky fakt i ka habitur të gjithë, madje dhe banorët në shtëpi menduan se ishte shaka.
Megjithatë, Olsi u eleminua dhe nuk e kishte biletën e kthimit, duke lënë kështu përfundimisht garën e BBV.
Mirëpo, ajo që ka rënë në sy ka qenë ish partnerja e Olsit, Egli Tako, e cila prej kohësh nuk kishte qenë aktive në rrjete sociale, veçse me biznesin dhe profesionin e saj të ri.
Egli ka postuar një Instastory, ku shkruan: “Bob Marley dikur tha: Problemi është që njerëzit urrehen kur janë të vërtetë dhe duhen kur janë fallco.”
Të jetë ky reagim i Eglit për eleminimin e Olsi Bylykut nga BBV?