Një nga debatet në shtëpi të përsëritura në mënyrë të vazhdueshme, është ai për rrëmujën.
Këtë herë, lavanderia ka qenë shkaku që ka revoltuar Ilnisën, ku gjithë rrobat ishin të përhapura dhe të përziera me njëra-tjetrën.
Ilnisa, e cila shpesh herë ka qenë përgjegjëse e lavanderisë në shtëpi, ka reaguar ashpër kur ka parë të brendshmet e vajzave përtokë, ndërsa ka vijuar të ngrejë zërin nëpër shtëpi, duke thënë se nuk ka ndërmend t’i prekë, ndërsa është ndjekur edhe nga Egla e Heidi, të cilat i kanë kërkuar Erjolës si lidere t’iu kërkojë vajzave në shtëpi të mbledhin rrobat e veta.