Monika Lubonja ka qenë një ndër banoret më të komentuara të BBV1, me lojën dhe natyrën e saj në atë format.
Së fundmi Monika ka “akuzuar” për kopje Romeon dhe Elvisin, duke thënë se loja e tyre i kujton atë që ajo bëri në BBV1 me Fifin, ku aktuan sikur kishin një debat shumë të ashpër me njëra-tjetrin.
I pari që e ka thënë këtë, ka qenë Ardit Çuni, po ashtu ish-banor i BBV1 dhe ish-opinionist i “Fan Club” gjatë BBV2.
“Seç më kujton kjo loja. Monika dhe Fifi ku e keni shkopin. Breti juaj i famshëm s’qenka harruar edhe pas dy vitesh” – shkruan Arditi, ndërsa Monika ka vazhduar mendimin e tij duke thënë: “Këtë po i thoja Sheilës…fiks si loja që bëra unë me Fifin”