Olsi Bylyku ishte banori që la shtëpinë spektaklin e së shtunës, si pasojë e një nominimi gjatë po asaj mbrëmjeje.
Jo vetëm publiku, por edhe vet Olsi dhe banorët ngelën të habitur nga ky eleminim. Mendohet se ka një hatërmbetje të aktorit për këtë, pasi menjëherë pas daljes ai ka fshirë gjithë postimet në Instagramin e tij që lidheshin me BBV.
Nga ana tjetër, ai as nuk ka shkuar në “Fan Club” ditën e nesërme, duke shtuar edhe më shumë dyshimet për një hatërmbetje. Madje njerëzit kanë nisur të aludojnë në rrjet se eleminimi i tij ka ardhur sepse brenda shtëpisë, banori ka përmendur biznese dhe bashkëpunëtorë të tij.
“Fan Club” ka publikuar ditën e sotme disa pamje ekskluzive nga prapaskenat, ku shihet Olsi dhe gjendja e tij pak çaste pas eleminimit.