Ditët e fundit, Heidi është përfshirë edhe më shumë në debate me gocat e shtëpisë së BBV. Nga debati me Rozën e Artën, së fundmi Heidi ka debatuar dhe me Riken, ku kjo e fundit ka “ngelur keq”, pasi sipas saj i ka qëndruar mjaft afër Heidit dhe gjithnjë është shprehur mirë për të edhe në dhomën e rrëfimit.
Këto debate të vazhdueshme, duket se Heidi po i lidh me faktin që është afruar me Romeon dhe kjo është arsyeja që vajzat po e ‘sulmojnë’.
Gjatë mbrëmjes së djeshme, ajo i ka kërkuar Romeos të ‘luajnë’ sikur raporti i tyre është ‘ftohur’ si dhe i ka kërkuar hapsirë, ndërsa kjo kërkesë e Heidit për hapësirë, duket se nuk i ka pëlqyer edhe aq Romeos.
Mbetet të shohim nëse dyshja do e vendosë në zbatim planin, ‘në kuadër të lojës’ !