Mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit të “Big Brother Vip”, Ilnisës iu dha mundësia të fliste me të bijën me anë të një lidhje telefonike.
Mirëpo gjatë bisedës me vajzën, në një video të bërë publike sot, dëgjohet një zë teksa nxit vajzën të qajë.
Një reagim i menjëhershëm ka ardhur dhe prej familjarëve të Ilnisës të cilët janë menaxhues të rrjeteve të saja sociale dhe shkruajnë ndër të tjera:
‘Është keqardhje që niveli i spekulimit dhe konspiracionit ndaj një loje, arrin në atë pikë sa vë në dyshim emocionin e një fëmije 10-vjeçar, lotët e saj, zërin që meket në një komunikim me mamanë e saj, që askush nuk është në gjendje të përfytyrojë sesa shumë i mungon.’