Hyrja e Endrik Bebës mbrëmjen e djeshme në BBV dhe reagimet e banorëve – sidomos të Bardhit e Sarës- kanë marrë gjithë vëmendjen e publikut.
Mirëpo pak momente para hyrjes së Endrikut, Sara dhe Bardhi kanë ‘zyrtarizuar’ lidhjen e tyre me një puthje plot pasion.
Ky moment i puthjes është postuar në Instagramin zyrtar të Bardhit, por duke u shoqëruar me këngën “Ex” (Ish) të Elvana Gjatës dhe një “Gëzuar” përmes emojit.
Ky postim u pa si një ironi e pastër për Endrikun, duke theksuar faktin që është thjesht një ‘ish’ dhe Sara e Bardhi po shijojnë lidhjen e tyre. Duket se Bardhi ka vendosur të rrijë i qetë për momentin, por ata që menaxhojnë Instagramin e tij, jo dhe aq!
Epo, gëzuar pra! :p