Graciano Tagani është një nga banorët mjaft të komentuar të BBV3, i cili i është bashkuar shtëpisë vetëm pak ditë më parë.
Gjatë një bisede me vajzat në oborr, ai ka nxjerrë një sekret të Argjirës, për të cilin moderatorja ka dy vite që po punon.
Bëhet fjalë për një projekt biznesi. Shumë shpejt, Argjira do të sjellë linjën e saj të “lip oils” (produkt make up, i ngjashëm me shkëlqyesin e buzëve, por me përmbajtje vajore)
Pasi Graciano i zbuloi sekretin, Argjira ka ndarë me ndjekësit projektin e saj, i cili brenda disa javësh do të lançohet për të gjitha ju!