“Në kuadër të dashurisë” titullohet filmi më i ri që do të shfaqet së shpejti në kinematë shqiptare. Bëhet fjalë për një histori dashurie ku protagonistë janë Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli. Burime për Kryefjalën, kanë mësuar se ata janë një çift që kanë thuajse një dekadë bashkë dhe si të tillë kalojnë një krizë ndarjeje që në fund si në çdo komedi përfundon me “happy ending”.
Paralelisht me historinë e dashurisë së çiftit kryesor është edhe një tjetër histori dashurie që e kanë dy protagonistë të tjerë Sara Hoxha (motra e Oltës në film) dhe Roerd Toçe. Sara është motra e vogël e cila është kthyer nga Italia.
Rolin e prindërve të Oltës dhe Sarës e kanë dy aktorët kryesorë të kinematografisë shqiptare, Ndriçim Xhepa dhe Zamira Kita. Ndërsa Sotiraq Bratko vjen këtë herë në rolin e dajës (vëllai Zamirës)
Ka dhe Deamishel një rol episodik ku luan rolin e shoqes së Oltës…