Arbër Hajdari, opinionisti i BBV3, ka qenë i ftuar sot në “Wake Up” për të folur më shumë lidhur me ‘Big Brother’ dhe lojën e banorëve.
Ndër të tjera, Arbri është pyetur dhe për opinionin e publikut dhe kryesisht fansave të Romeo Veshaj, se do të jetë fitues i këtij edicioni, kjo për shkak edhe të numrit të madh të fansave që e mbështesin.
“Fansat mund t’i japin siguri, por unë deri tani nuk e kam parë që të jetë një personazh brenda shtëpisë, që të hyjë te lojtarët e fortë, se çfarë do bëjë ai nesër nuk e di. Unë e njoh Romeon nga jashtë dhe mendoj që di të bëjë më shumë, di të bëjë më mirë se kaq.” – është shprehur Arbër Hajdari, teksa u pyet për lojën e Romeos brenda shtëpisë së BBV.