Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”. Por kush janë disa nga personazhet VIP që kanë fituar apo humbur më shumë ndjekës?
Ndiqini më poshtë:
Egla Ceno nuk ka pësuar asnjë ndryshim nga java e kaluar, po ashtu dhe aktori Julian Deda, i cili numëron sërish 439 mijë ndjekës.
Roza Lati në ndryshim nga java e kaluar ku nuk kishte ndryshuar në numrin e ndjekësve, këtë herë ajo ka shtuar 1 mijë ndjekës duke shkuar kështu në 824K.
Astrologia Meri Shehu ka shtuar 1000 ndjekës dhe tani numëron 14.1K.
Shumë e komentuar në rrjet është dhe Ilnisa Agolli. Që nga java e kaluar, gazetarja ka shtuar 2K në numrin e ndjekësve.
Ilnisa që kur ka hyrë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ka qenë mjaft e afërt me një tjetër banor, Meriton Mjekiqin. Ky i fundit ka fituar po ashtu 2 mijë ndjekës.