Detektivja private, Shkënda Lili, u shpreh në një emision se 70% e shqiptarëve kanë marrëdhënie jashtë martesore.
Ajo tha se shpesh klientët kërkojnë që të hetojnë të dashurin edhe kur dyshojnë për flirte.
“Lidhje jashtëmartesore kanë thuajse 70% e popullsisë në Shqipëri. Klientet e mia shumica e quajnë edhe flirtin tradhti. Në fakt një flirt apo një frekuentim njëherë në ca kohë në mendimin tim nuk quhet tradhti.”
“Tradhti quhet në momentin kur dikush ka një marrëdhënie për një kohë të gjatë paralele dhe që kontribuon te kjo marrëdhënie”, tha Shkënda Lili.