Kejvina Kthella është një emër mjaft i komentuar i showbiz e sidomos pas situatës së ndodhur në BBV2 me Luiz Ejllin.
Muaj pas asaj eksperience Kejvina dhe Luizi kanë treguar se nuk ka më asnjë hatërmbetje mes tyre, madje kur çifti Luiz-Kiara konfirmuan “pritjen e ëmbël”, Kejvina i dërgoi një dhuratë çiftit, të cilën Luizi e falenderoi përmes një Instastory.
E megjithatë, modelja e njohur ende nuk e ndjek Luizin në Instagram ndërsa Kiarën po.
Në një “Ask Me” të fundit që Kejvina ka zhvilluar me ndjekësit e saj, dikush e ka pyetur pse nuk e bën follow Luizin meqë janë pajtuar, ndërsa i është përgjigjur:
“Sdu. Ndjek Kiarën sa të bëj bukuroshen e vogël… pastaj do heq dhe Kiarën dhe do ndjek vetëm princeshën e vogël.”