Heidi Baci është një nga banoret më të komentuara në BBV3, kryesisht për raportin e krijuar me Romeo Veshaj dhe një dashurie që duket se po lind.
Heidi u bë pjesë e BBVA pas pjesëmarrjes së saj në “Grande Fratello”, eksperienca e së cilës nuk shkoi dhe aq mirë. Heidi krijoi një raport me Massimiliano Varrese, por babai i saj hyri në shtëpi pasi nuk ishte dakord me këtë raport për shkak të moshës së banorit (gati dyfishi i Heidit) dhe sjelljes së tij.
Mirëpo pas daljes së saj nga Grande Fratello, Heidi kishte nisur një raport të ri, të cilin e la pezull me hyrjen e saj në BBV.
Këtë e ka deklaruar vet Heidi brenda shtëpisë së BBV, ku i ka treguar Roza Latit se është duke u njohur me dikë.
Teksa Roza ishte duke e ngacmuar për një flirt të mundshëm që ajo dhe Alfio mund të kishin, Heidi pranoi se kishte dikë jashtë, por që nuk do të donte të fliste rreth tij.
Nga ana tjetër, situata duket se ka ndryshuar, pasi Heidi duket se ka një pëlqim për Romeo Veshaj, ne të cilin ka kaluar jo pak momente romantike brenda shtëpisë.
Se si do të vazhdojë historia e tyre, mbetet ta shohim në vijim…