Së fundmi Ledri Vula ka qenë i ftuar në një intervistë, ku ka folur për projektet e tij në muzikë dhe jo vetëm.
Ndër të tjera, Ledri ka thënë për Dafinën se nuk “nuk mundet Dafina mos e pasë dost (shok) “, duke nënkuptuar se gjithnjë do të ketë miqësi mes tyre.
Nga ana tjetër, Ledri preferoi të mos e përmendte fare Sarën, duke ‘injoruar’ të gjitha pyetjet lidhur me të, e më pas ka vazhduar të flasë për vajzën e tij dhe të Sarës, Poem Blu.
Mirëpo, ajo çfarë nuk kaloi pa u komentuar në rrjet ishte se pak orë pasi intervista u postua në “Youtube” , Sara ka postuar një Instastory duke masazhuar fytyrën me gishtin e mesit, veprim i cili u komentua menjëherë si një përgjigje për intervistën e Ledrit.
“S’kam fare frikë nga rrudhat poshtë syve”, shkruan Sara, fjali e cila po ashtu u mor si ironi kundrejt Ledrit.