Mbrëmja e djeshme e ‘Prime’ kulmoi me hapjen e ‘Kutisë së Pandorës’ nga Graciano, i cili nxori në nominim Heidin-Romeon-Lisin, për t’i dhënë kështu një ‘goditje’ Romeos.
Ky moment nuk kaloi pa u vënë re në rrjet, e as pa u komentuar në “Fan Club”.
Ronaldo Sharka si opinionist i emisionit u shpreh se për Gracianon, kjo tregoi dy gjëra: që luan me emocione dhe që sherri me Eglën ka qenë tërësisht fiktiv, pasi nominimin e tij e përqëndroi rreth Romeos, jo rreth lojës së tij.
Nga ana tjetër Ronaldo i ka dalë në mbrojtje Romeos, ku u shpreh se të gjithë po e sulmojnë për pozitën që ai ka jashtë BBV.
“Kam vënë re diçka. Romeo sulmohet nga gazetarët dhe moderatorët në BBV, sepse Romeo bën një emision ‘prime time’ (Më lër të flas) dhe ata jo, përfshirë dhe Rozën. E shohin si xhami ku të shkojnë e të falen. Nominimi jo vetëm që nuk e dëmton Romeon, por i shtroi rrugën drejt qëllimit final.” – u shpreh Ronaldo.