Tre shoqet e ngushta, Enxhi Nasufi, Klea Huta dhe Kristina Baki, kanë befasuar ndjekësit e tyre në rrjetet sociale duke publikuar një fotografi ku shfaqen të ngjashme si motra.
Në një kohë kur imazhet e redaktuara me efekte, dominojnë në mediat sociale, kjo fotografi vjen si një frymë freskie, duke theksuar lidhjen e veçantë dhe harmoninë që ekziston mes tyre.
Komenti i Klea Hutës, e njohur për rolet e saj të suksesshme në kinematografinë shqiptare, shkruan në koment :
“edhe një nënë po të na kishte bërë, prap s’nuk”, shton një notë humori dhe ngrohtësie në këtë shprehje miqësie.
Ky moment i ndarë mes tyre jo vetëm që tregon marrëdhënien e tyre, por edhe se si individë që vijnë nga fusha të ndryshme të artit dhe spektaklit pa patur lidhje gjaku me njëra-tjetrën ngjajnë si të jenë motra.