Olta Gixhari feston sot ditëlindjen. Mes urimeve të shumta që ajo ka marrë, nuk mungoi as urimi i Sara Hoxhës.
Gjatë xhirimeve të filmit “Në kuadër të dashurisë”, ku Olta dhe Sara do të jenë motra, ato kanë kaluar shumë kohë pranë njëra-tjetrës duke u bërë mikesha shumë të mira.
Në një video të fundit që Sara ka shpërndarë për të uruar Oltën, vajzat shihen duke u puthur në buzë dhe jo kjo nuk është pjesë e skenarit të filmit.
Sara dhe Olta ishin duke rikrijuar këngën e fundit të bashkëshortit të Sarës, reperit Ledri Vula ku dhe vet Sara është në videoklip.
Me puthjen në buzë mes tyre, Sara Hoxha shkruan për Oltën: “U befsh dhe 100 moter. Te uroj qe sa me shume njerezit te njohin sa te njoha une. Ke nje zemer te madhe dhe je njeriu me gallate “
Me sa duket, Sara gjeti një mënyrë tepër unike për të uruar “motrën” e saj për ditëlindje!