Sara Hoxha dhe Ledri Vula prej muajsh nuk janë parë më bashkë, si në rrjetet sociale ashtu edhe në daljet publike.
Kjo situatë ka nxitur dyshime për ndarje, madje burime të ndryshme edhe e kanë konfirmuar se dyshja i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
E teksa të gjithë prisnin se ndoshta ky Shën Valentin do ta gjente çiftin bashkë, dicka e tillë nuk ka ndodhur.
Ledri Vula ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e tij një moment nga aktiviteti i tij i ditës – duke bërë ski. Fotografia, e postuar në Instagram Story, nuk ka asnjë përmendje ose aludim për festën e dashurisë, por vetëm tregon një ditë tipike të aktivitetit fizik.
Nga ana tjetër, Sara Hoxha u sigurua të na e bënte të qartë që nuk i ka pëlqyer aspak kjo ditë e as nuk e mendon ta festojë, ndërsa ditën e ka kaluar në qendër estetike, e më pas në premierën e “Dy gisht mjaltë 2” dhe festën e ditëlindjes së “Top Albania Radio”, ku nuk kanë munguar as postimet e vazhdueshme.