Emri i Jonida Maliqit është përmendur sot në BBV, teksa në lojën e pyetjeve anonime Romeo është pyetur nga një banor “A e ke fituar famën që ke sepse ke qenë i lidhur me Jonida Maliqin?”
Kësaj pyetjeje Romeo i është përgjur duke thënë “Nuk e besoj. Jonida është një njeri që unë e kam dashur shumë edhe nuk e kam vendosur ndonjëherë në këtë kandar.”
Ajo çfarë ka ngritur aludime në rrjet është se pak pas kësaj loje në BBV, këngëtarja Jonida Maliqi ka publikuar në Instastory një video me një kërcim kontemporan dashurie, me tekstin “Më mungon…”
Nuk e dimë nëse ky postim ka lidhje me situatën në BBV, por kujtojmë se së fundmi në “Më lër të flas” Romeo ka përshëndetur Jonida Maliqin, teksa kjo e fundit ia ktheu përshëndetjen në një tjetër intervistë.
Jonida nuk mungoi as në premierën e filmit “5 herë jo” të Borës dhe Donaldit.