Mbrëmjen e djeshme u transmetua live ‘Prime’ i radhës në BBV.
Gjithnjë e më shumë publiku po e pëlqen dhe përkrah Ledion Liçon dhe stilin e tij të moderimit, e megjithatë edhe këtë herë nuk mungoi një ‘thumb’ nga Ledioni gjatë spektaklit, i cili sipas rrjetit duket të jetë për Arbana Osmanin sërish.
Ka qenë Meri ajo që i tha Ledionit se është një nga moderatorët më të mirë, ndërsa ky i fundit ka treguar se ka marrë shumë komente pozitive.
“Big Brother qenka vërtet spektakli i prezantimeve. Nuk ka përtej prodhimeve të tjera. Nga këtu fillon e merr tatëposhtën” – tha duke qeshur Ledioni, fjali e cila u pa si ‘kunjë’ për të vetmen moderatore të BBV veç tij.
Nga ana tjetër, pas këtij komenti Arbana ka postuar projektin e “Bana’s” në një lokacion të ri.
“Ku do të jetë Bana’s i ri së shpejti? Mbledhje e orëve të vona” – shkruan Arbana duke bërë tag arkitekten e saj.