Emrat e tre të preferuarve në Big Brother Vip kanë ngjallur diskutime jo vetëm mes banorëve, por edhe në rrjet.
Një nga emrat që surprizoi publikun që nuk ishte pjesë e listës, ishte pikërisht Romeo Veshaj.
Lidhur me këtë fakt ka reaguar edhe binjaku i tij Donaldi. Në një story në rrjetet sociale ai ka thumbuar disi moderatorin e BBV, Ledion Liço.
Donaldi ka shpërndarë një video të bërë virale shumë kohë më parë, ku një demokrat thotë pa dashje që voton për Edi Ramën në vend të Lulzim Bashës.
Kështu ai ka nënkuptuar që në vend të njërit prej tre të preferuarve duhet të ishte medoemos emri i Romeos.
Nga ana tjetër, një tjetër teori po qarkullon në rrjet. Gjatë një momenti kur po kujtonte të preferuarit e herë së shkuar, Ledioni ngatërroi emrin e Ledjonës me atë të Ilnisës, ende pa ardhur zarfi i të preferuarve të kësaj jave, ndërsa Ledjona u shpall e preferuar e kësaj jave dhe menjëherë rrjeti nisi të aludojë se Ledioni e dinte emrin e të preferuarës ende pa mbërritur zarfi në studio.
Mos ndoshta postimi i Donaldit ka lidhje me këtë ngatërresë të Ledionit?