Një sfidë mjaft interesante po zhvillohet sot në BBV, “loja e reagimeve”. Banorët gjatë ditës sot do marrin reagime e ngacmime nga jashtë brenda në shtëpi dhe për çdo reagim, ata humbasin 5000 euro nga çmimi i madh, i cili tashmë është në vlerën 80 mijë euro.
Një ndër sfidat ka qenë hyrja e vëllait të Ilnisës në shtëpi. Banorja ka shpërthyer në lot e megjithatë nuk ka reaguar apo t’i afrohet.
Shumë banorë i janë afruar dhe e kanë kaluar situatën me humor, duke u përpjekur t’i rrinë pranë Ilnisës.