“Loja e reagimeve” vazhdon në shtëpinë e BBV. Banorët po marrin gjatë gjithë ditës ngacmime dhe reagime nga jashtë. Për çdo reagim banorët humbasin 5mijë euro nga çmimi i madh.
Pas vëllait të Ilnisës, qenit të Ledjonës, mesazhit nga djali për Julin, në shtëpinë e BBV ka hyrë mamaja e Rozës, aktorja Rita Lati.
Roza ka ‘shpërthyer’ në lot, ndërsa ka thënë se po qan për qenin teksa Rita i rrinte pranë. Më pas Rita është afruar te banorët e tjerë dhe ka përqafuar Julin e më pas është larguar.