Moderatorja dhe ish-banorja e BBVIP1, Einxhel Shkira me anë të një postimi në rrjetet sociale u duk se ironizoi Romeo Veshajn.
Gjatë Prime-it të djeshëm në BBV, u shfaq një klip ku Jul Deda dhe Romeo Veshaj ishin zënë me tone të larta dhe në një moment ky i fundit i thotë ti je njeri pa argumenta.
Gjithashtu edhe Lediona u shpreh se “Romeo nuk ka argumenta”.
Ndërkohë Romeo nga ana tjetër u përgjigj: “ Ma shpjegoni nga google çfarë do me thënë argument”.
Teksa hodhëm një vështrim në storyn e Einxhel, ajo me ironi shpjegote kuptimin e fjalës “argument”.
Pasi mediat e morën si diss ndaj Romes, kjo e fundit ka reaguar duke thënë se storyn e ka publikuar para diskutimit të banorëve.
Ndonëse Einxhel bëri këtë sqarim, të shumtë ishin ata që nuk besuan te “naiviteti” i saj, pasi dukej të kishte bërë “gol” me atë story dhe sipas tyre është e sigurt që ky ishte një “diss” për Romeon pasi gjithmonë që ai përdor fjalën “argument” të gjithë e ironizojnë.