Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë çifti më i komentuar dhe i pëlqyer i momentit. Dyshja duket se po shijon momentet më të lumtura së bashku, teksa janë edhe në pritje të një fëmije.
Mirëpo, diçka na ka tërhequr vëmendjen sot, pasi Kiara Tito ka hequr Luiz Ejllin nga Instagrami si dhe gjithë fotot me të.
Nga ana tjetër, Luizi nuk ka bërë asnjë ndryshim në llogarinë e tij- vijon ende ta ndjekë Kiarën dhe të ketë gjithë fotot me të.
Nisur nga batutat e vazhdueshme që shpesh bëjnë, ndoshta bëhet fjalë për ndonjë shaka të çiftit, ose debat momenti, këtë ende nuk e dimë…kështu që na mbetet të presim…