Egla Ceno dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër mëngjesin e sotëm në “BBVIP”.
Me tone të larta, aktorja e ka ofenduar keq konkurrentin, teksa i tha atij që është një ndyrësirë që përpiqet ta tregojë burrërinë me femra.
“Po ik ore se ke 20 vjet që s’kap punë me dorë. Të kanë nxjerrë nga teatri nga flmat dhe nga të gjitha”- iu kthye Juli, ndërsa Egla i tha atij që të vazhdoj që të ulë femrat duke iu kërkuar që t’ia mbajnë me dorë në banjo.
Pjesë nga debati:
Egla: Ti je një ndyrësirë që tregon burrërinë femrat.
Juli: Po ik o Egla se ti duhet të jesh një femër e mirëfilltë dhe jo që nxjerr nga goja pislliqet nga më të ndryshmet.
Egla: Ik ore gjë e ndyrë.
Juli: Se jeni bërë si të mira këtu dhe viktimizoheni dhe bëni si të mira dhe më tregoni mua edukatën këtu.
Egla: Ik andej o gjë e ndyrë.
Juli: Po ik ore se ke 20 vjet që s’kap punë me dorë. Të kanë nxjerrë nga teatri nga filmat dhe nga të gjitha.
Egla: Kujdes rrylin, rrylin.
Juli: Ke ardhë te unë që të bësh audicione dhe të kam hedhë jashtë.
Egla: Tek ti audicion unë, ke pa ëndërr more?
Juli: Po, po, thuaja njerëzve të vërtetën se e ardhur këtu të plotësosh mangësitë e tua që ke jashtë. Ti më bën mua batuta po*nografike dhe pe*verse edhe do të më tregosh mua edukatën.
Egla: Thuaju femrave hajde ma mbaj në banjo, ky je ti dhe më thua ti mua pe*verse!
Juli: Ik o Egla, ik…
Egla: Shkodra lind qytetarë more, por ti je i zhveshur nga kjo gjë!
Juli: Tani do e shikosh Shkodrën ti…
Videoja e plotë në linkun më poshtë 👇🏻