Ndonëse jemi mësuar ta shohim gjithnjë si pjesë e showbiz, duket se Mikela Pupa ka zgjedhur një sfidë të re për veten këtë herë, ate të gazetares investigative.
Duke qenë se studimet e larta i ka mbaruar për gazetari, Mikela tashmë ka vendosur t’i përkushtohet profesionit të saj në emisionin “Piranjat”.
Rasti i parë i Mikelës si ‘piranja’ më e re në qytet, është ai i një mësueseje kujdestare që nuk kujdeset për fëmijën e bullizuar.
E mesa duket, Mikela e ka kaluar këtë sfidë me sukses, përfshirë dhe sfidën e vrapit, një karakteristikë e gazetareve të këtij formati.