Olta Gixhari ka festuar sot ditëlindjen e saj të 37. Mes urimeve të shumta nga fansat e miqtë e saj, nuk mungoi as urimi i Dea Mishel.
Ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim kur urojmë miqtë tanë – urimi i të cilëve zakonisht bëhet në Instastory, Dea ka vendosur t’a urojë Oltën përmes një postimi në Instagram, përkrah urimit të ditëlindjes për nënën e saj, e cila po sot festonte ditëlindjen.
Po aq speciale sa mënyra që zgjodhi për t’a uruar mikeshën e saj, ishin edhe fjalët që Dea ka shkruar, bashkë me fotot nga studio e BBV.
“Gezuar ditelindjen shpirt i bukur, i lire, plot me dashuri dhe art! Shine on you crazy diamond.”
Ndërkaq, nuk ka munguar as falenderimi i Olta Gixharit, ku shkruan: “O shpirt faleminderit! Te dua shume! “
Mesa duket, vajzat vazhdojnë të kenë një raport shumë miqësor me njëra-tjerën edhe pas daljes nga shtëpia e BBV. Kujtojmë gjithashtu se të dyja do të luajnë në filmin “Në kuadër të dashurisë” , ku aktorja Olta Gixhari është protagoniste, ndërsa Dea do të ketë rolin e mikeshës së Oltës – si në jetë! 🙂