Aktorja Julia Ilirjani është një nga 3 banorët e rinj që u bënë pjesë e BBV spektaklin e së shtunës.
Menjëherë pas hyrjes së saj, duket se Julia po pozicionohet mjaft mirë në lojë, gjë që është vënë re dhe është komentuar nga banorët.
Mirëpo vet Julia duket se aleancat e para në shtëpi, po i tenton me Jul Dedën. Aktorja gjatë një bisede në oborr i është drejtuar banorëve dhe Julit nëse mund ta ngrenë pak nivelin e lojë së BBV.
Ky moment është postuar edhe në Instagramin e aktores, ky i është bërë tag aktorit Jul Deda.
Duket se tashmë aleanca e aktorëve është lidhur, ndërsa ne mbetemi në pritje të spektaklit që do të ofrojnë.