Keto ditë Taynën nuk po e shohim aktive në rrjete sociale e gjithashtu edhe në muzikë!
Sipas burimeve zyrtare për “VipStory” arsyeja është se Tayna ka prishur raportet me menaxherin e saj Rinor Hykolli dhe producentin Cricket Music.
Nuk dihet ende me siguri nëse kjo është arsyeja konkrete, por Tayna nga 197 poste ka shkuar në 66!
Gjithashtu reperja ka fshirë nga Instagrami, dy këngët e saj të para “Columbiana” dhe “Shqipe”, e me ato ka fshirë edhe producentin e saj Cricket nga lista e miqeve në Instagram!
Nuk mjaftoi kjo, por Tayna nuk e ndjek më as kompaninë e saj, ku siç dihet bashkëpunon me ta prej 5 vitesh.