Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë shndërruar në personazhet më të komentuara në median rozë, për shkak të lajmeve se çifti i kanë dhënë fund martesës së tyre disa vjeçare.
Fillimisht zërat për ndarjen e çiftit filluan pasi këngëtarja i fshiu nga rrjetet sociale të gjitha fotot me bashkëshortin e saj, ndërsa më pas ata nuk ndiqeshin me njëri-tjetrin as në Instagram.
Çifti ka zgjedhur që të heshtë në lidhje me lajmet për ndarjen, duke mos zbuluar se çfarë ka ndodhur mes tyre.
Edhe pse thuhet që janë ndarë, postimet e fundit në Instastory të çiftit ngritën të tjera dyshime. Ata kanë postuar të dy foto në Itali, ndonëse në qytete të ndryshme.