Ashtu si Ledion Liço paralajmëroi mbrëmjen e djeshme, dy hyrje të reja do të bëhen pjesë e shtëpisë së BBV.
Sipas moderatorit, dy hyrjet do të ‘shkundin’ shtëpinë dhe në fakt kjo është e pritshme pasi bëhet fjalë për dy personazheve të BB të mëparshëm.
I pari është fituesi i BB Albania 3, Jetmir Salaj ndërsa tjetri Liam Mandiaro, vendi i dytë i BBA 5.
Deri tani me siguri dihet Liami, ndërsa për Jetmirin ende nuk është konfirmuar, ndërsa një emër tjetër mjaft i përfolur është Robert Berisha, i cili më herët ka thënë se i është bërë ftesa për BBV por nuk e ka pranuar.