Dy banoret e BBVIP3, Ilnisa dhe Sara Karaj kanë pasur një përplasje të fortë ditën e sotme. Kur Sara Karaj kaqenë duke kënduar,Ilnisa e ka ngacmuar duke i thënë ‘nuk je në Dubai këtu’.
Me sa duket kjo është një frazë e përsëritur nga kjo e fundit dhe kjo e ka revoltuar Sarën.
Ndër të tjera ajo i ka thënë Ilnisës:
“Të kesh turp, unë kam një fytyrë që e ruaj, nuk më djeg mua. Po ty të vijë turp që përmend Dubain, se të gjithë e kanë kuptuar me çfarë kuptimi e the ti Dubain. Shumë turp të të vijë që flet për femrat që shkojnë në Dubai. Kështu lloj femre je ti. Ti s’ke një shoqe reale në shtëpi, veprat tregojnë ndryshe për ty. S’ke si të kesh shoqe kur flet për femrat në Dubai.”