Semi Jaupaj u bë artistja e radhës që i bashkihet trendit të ndryshimit të pamjes.
Sot ajo ka postuar një foto me një model të ri flokësh dhe gjithashtu një ngjyrë tepër të veçantë që e bën atë të duket super ndryshe.
Ajo ka zgjedhur t’i lyejë flokët në nuancën xhinxher, një ngjyrë super e guximshme në krahasim me flokët e zinj që e kemi parë gjithmonë.
Gjithashtu ajo edhe i ka prerë flokët shkurt dhe ka marrë një pamje edhe më të freskët.