“Prime”-n që lamë pas, Ledion Liço lajmëroi se të shtunën do të ketë dy hyrje të reja që të ‘shkundin’ shtëpinë.
Ndërsa mbetemi në pritje të spektaklit të nesërm, janë konfirmuar zyrtarisht tashmë dy banorët e rinj të BBV.
Bëhet fjalë për Jetmir Salaj dhe Liam Osmani. Jetmiri ka qenë fituesi i edicionit të tretë të “Big Brother Albania” ndërsa Liami finalist i BBA5, fitues i të cilit u shpall Arbër Zeka.