Një situatë e papritur ka ndodhur në BBV pak momente më parë mes Meritonit dhe Rikes, e cila ka ‘ndezur’ dhe përfshirë gjithë shtëpinë e BBV.
Si fillim debati ka nisur mes Romeos dhe Rikes për shkak të lojës së imitimeve. Romeo përveç sjelljes së Rikes ka vendosur të imitojë dhe pamjen e saj, gjë që ka çuar në debat mes dyshes.
Meritoni më pas i ka dalë në mbrojtje Romeos, ndërsa Rikja ka ofenduar Meritonin duke i thënë ‘nuk je burrë’.
Pas fjalëve të Rikes, Meritoni ka shkuar përballë banores duke hequr rripin e pantallonave për t’i treguar burrërinë, gjë që ka bërë Riken të shpërthejë në lot duke ‘ndezur’ gjithë shtëpinë me debate.