Debati Rike-Meriton, ky ku i fundit hoqi rripin e pantallonave për t’i treguar burrërinë Rikes pas komentit të kësaj të fundit ku i tha ‘nuk je burrë, se burrat një herë flasin’, ka përfshirë gjithë shtëpinë.
Gati në përplasje fizike ka kaluar Fationi me Meritonin, pasi Fationi i doli në mbrojtje Rikes.
“Hajde ma trego mua burrërinë” kanë qenë fjalët e Fationit kundrejt Meritonit, ndërsa banorët janë përpjekur t’i qetësojnë.
Pas kësaj përplasje, Fationi ka marrë vendimin e rëndësishëm për qëndrimin e tij në shtëpi, duke u shprehur se nëse nuk merren masa për këtë situatë ai do të lërë shtëpinë.