Hallva që Erjola gatoi për Ilnisën dhe Meritonin, me kuptimin simbolik që nuk i sheh më si lojtarë të shtëpisë, trazoi ujërat jo vetëm në BBV por edhe jashtë.
Jo vetëm publiku që e ndjek, por edhe personazhe të ndryshëm reaguan lidhur me këtë situatë, ku disa dolën në mbrojtje të Erjolës e disa kundër saj.
Një ndër ta ishte dhe Meridian Ramçaj, i cili ka ironizuar rëndë Ilnisën pas lotëve të saj për hallvën nga Erjola. E prekur, Ilnisa u shpreh se këtë moment e ka parë dhe vajza e saj.
Menjëherë pas kësaj deklarate, Meridiani ka postuar një moment intim të Ilnisës dhe Meritonit, kur shkruan: “Ore po për këtë s’e ka problem nëse ia shikon vajza”
Kujtojmë se pak ditë më parë, Meridiani në rrjetet e tij sociale ka shkruar sërish kundër Ilnisës, ku përmes një ironie nënkuptoi se Ilnisa ka pasur marrëdhënie me një nëndrejtor. “Të fala nën drejtorit” – shkroi Meridiani me një foto të Ilnisës.