Mbrëmja e së shtunës premton një spektakël me shumë dinamika. Përpos gjithë situatave që kanë ndodhur në shtëpi këto ditë, dy hyrje të reja do të bëhen pjesë e BBV nesër, të cilët sipas asaj që Ledion Liço tha – do të ‘shkundin’ shtëpinë.
Tashmë të konfirmuar, dy banorët e rinj janë Jetmiri, fitues i “Big Brother Albania 3” dhe Liami, finalist dhe vendi i dytë i “Big Brother Albania 5”.
Mirëpo, duket se hyrjet e reja kanë shkaktuar ‘zhurmë’ ende pa hyrë. Ish banori i BBV1, Meridian Ramçaj, ka ironizuar dyshen përmes disa postimeve në Instastory, ku shprehet se pjesë e shtëpisë do të bëhen ‘zari’ dhe ‘marioneta’.