Një situatë aspak e këndshme ka ndodhur pak orë më parë në shtëpinë e BBV. Një debat mes Rikes dhe Meritonit ka vazhduar me një veprim nga ky i fundit ku para Rikes ka hequr rripin e pantallonave për t’i treguar burrërinë.
Pjesa më e madhe e shtëpisë iu kthye kundër Meritoni pas këtij veprimi, ndërsa Sara ka dalë në mbrojtje të tij duke thënë se Rikja vet e provokoi.
Lidhur me këtë deklaratë të Sarës, ka reaguar këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi e cila është shprehur totalisht kundër Sarës.
Përmes një Instastory, Rozana shkruan:
“Jo moj jo o Sara jo. Ky djali hoqi rripin e pantallonave për të treguar ‘burrërinë’ te Rikja. Ti moj Sara duhet të ishe të Rikja e jo te Meritoni. S’ke çe do prime kështu si e do ti. Jo zemra jo…”