Duket se debatet në BBV nuk kanë fund. Këtë mëngjes janë vendosur përballë njëra-tjetrës Roza dhe Egla.
Gjatë një debati, Roza e ka pyetur Eglën nëse ka fëmijë, ndërsa kjo e fundit ka nisur ta ofendojë duke i thënë se është e ndyrë, pasi e mori si pyetje ofenduese.
Pas kësaj, Egla ka qëndruar në oborr e përlotur teksa Sara dhe Bardhi janë përpjekur ta qetësojnë.
“E paftë Zoti! Ku e di ajo sa jam përpjekur unë të kem fëmijë.”– është shprehur Egla.