BBV këtë sezon duket se veç debateve dhe përplasjeve agresive, ka pasur vend edhe për romancë.
Deri tani janë krijuar plot tre çifte gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi: Heidi-Romeo, Meriton-Ilnisa, Sara-Bardhi.
Edhe pse marrëdhëniet e tyre janë krejt të ndryshme, ata kanë diçka që i bën bashkë të 3 në një pikë dhe kjo lidhet me një detaj jashtë BBV.
Çiftet e këtij sezoni nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, të paktën deri tani. Duket se ‘menaxherët’ e rrjeteve të tyre sociale kanë vendosur të mos bëjnë asnjë veprim në rrjetet sociale, duke pritur se si do të shkojë marrëdhënia e tyre në shtëpi.
Ndërsa ky detaj ka mjaftuar që komentuesit në rrjet të shprehen se përmes këtij veprimi, është e dukshme që këto çifte janë fiktive dhe të krijuara për lojë.