I ftuar në një emision, Ermal Mamai ka rrëfyer një ngjarje aspak të këndshme që i ka ndodhur familjes së tij.
Ngjarja ka ndodhur në aeroportin e Zvicrës, ku bashkë me Amin dhe fëmijët, i ka ndaluar policia dhe i ka mbajtur për tre orë.
Shkak u bë një pistoletë lodër për të cilën aktori ndër të tjera tregoi se u detyrua të paguante 1200 franga gjobë.
“Gjatë xhirimeve nuk kemi pasur, por mund të them një pas xhirimeve. Në film kemi përdorur një pistoletë lodër, që duket si e vërtetë. Joeli më kërkoi ta merrte me vete kur po kthehej në Shqipëri, dhe e lejova.
Në aeroport ia gjejnë, dhe kanë ndaluar Amin së bashku me dy fëmijët. I kanë mbajtur 3 orë duke i pyetur dhe duke u sqaruar. Si përfundim, i lanë të lirë, por morëm 1200 franga gjobë, sepse nuk lejohet që në aeroport të kesh asgjë që ngjan me armë, edhe nëse ato janë lodra”, tha Ermal Mamaqi.