Mesa duket, ish-at nuk janë një term që nxisin ndjesi negative, inate e madje edhe diss-e siç jemi mësuar të dëgjojmë në këngët e shumë emrave të muzikës.
Ndryshe nga artistët e tjerë, Bardhyl Idrizi ose si e njohim të gjithë, Bardhi, karrierën e tij ia dedikon ish-it të tij.
Bardhi e pranoi vet në një intervistë me Lei Krajan, i ftuar në “Pushime on Top”. I pyetur nga moderatorja, këngëtari u shpreh:
“Talentin e kam falë një vajze që dashurova sepse shkruaja vazhdimisht tekste për të, ia dedikoja”
Duke u nisur nga fakti që u bë i njohur me këngën “Betohemi”, është e kuptueshme që i gjithë suksesi në fakt i ka ardhur nga ish-i, njëlloj siç ka ndodhur edhe me shumë artistë të tjerë të muzikës shqiptare, me ndryshimin e vetëm që Bardhi e pranon të vërtetën ashtu si është!