Këngëtari dhe aktori i humorit, Olsi Bylyku ka bërë XING me ish-të dashurën, Egli Tako edhe pse janë të ndarë.
Si Olsi ashtu edhe Egli duket se janë fansa të kapeleve dhe këtë na e treguan me anë të story- ve në Instagram.
Egli Tako ka shkruar krahas një fotoje që ka shpërndar në llogarinë e saj në Instagram se ajo dhe kapelet kanë një marrëdhënie të pandashme.
Ndërkohë që Olsi Bylyku na shfaqet në një foto me makinë, ku ne në sy sigurisht na ra kapelja e kuqe që është edhe detaji i përbashkët me ish-partneren e tij, Egli Tako.
Kujtojmë se çifti u nda rreth një vit më parë.