Rastësia është mbreti i botës thonë dhe duket se këto rastësi e ndjekin vazhdimisht Meri Shehun.
Duket se Meri ka pasur në plan që këtë të martë të shfaqej totalisht ndryshe dhe kishte vendosur të lyente flokët në ‘ginger’. (Ngjyrë portokall të errët në nuanca të të kuqes)
Mirëpo, duket se këtë ide ia ka ‘vjedhur’ Vesa Smolica brenda BBV, e cila të shtunën u shfaq krejt ndryshe me ngjyrën e re të flokëve.
Lidhur me këtë ka reaguar astrologia Meri Shehu, e cila përmes disa postimeve në Instastory shkruan se i kopjuan idenë.