“Big Brother Vip” është një format me dinamika dhe të papritura që përveç publikut, nuk i ka shpëtuar as personazheve publikë, të cilët jo vetëm që e ndjekin këtë format, por zgjedhin ta komentojnë përmes mesazheve indirekte që postojnë shpesh në rrjete sociale.
Njëra prej tyre edhe Sara Hoxha. Blogerja pyetet në “Instastory” se nëse e ndjek këtë format dhe për kë bën tifo, dhe ajo nuk ngurroi të përgjigjej.
Sara na zbuloi se Romeo është banori të cilin e mbështet pasi siç shprehet, ajo e ka takuar atë edhe nga afër dhe ka një vlerësim pozitiv. Ndër të tjera ajo i uron këtij të fundit që të dalë fitues nga ky edicion.