Mbrëmjen e djeshme Luiz Ejlli ka postuar foto krah Dafinës e më pas krah Luizit pak minuta njëri pas tjetrit, ku sipas kohës së postimeve nënkuptohej që ishin në një ambient.
Nuk dihet nëse takimi i tyre është rastësor apo bëhet fjalë për një projekt, por ajo që po shkakton jo pak ‘zhurmë’ në rrjet është që ‘ribashkimi’ i Ledrit dhe Dafinës (rastësor ose jo), vjen pas një debati mjaft të ashpër të tyre gjatë verës ku u përfshi edhe ish partnerja e Ledrit, Sara Hoxha.
Ndërkohë, Sara Hoxha ka postuar një video në Instastory, ku ka bërë bashkë ‘2 eurot e famshëm fals’ me një të tretë të vërtetë, ndërsa rrjeti menjëherë e ka marrë si një krahasim për të, Ledrin dhe Dafinën.
“Kujdes mos ua fusin” – shprehet Sara Hoxha ndërsa shpjegon ndryshimet që kanë eurot false nga ai i vërteti.